23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Liverpool me fitore bindëse ndaj Chelseas

- Advertisement -

Liverpool ka treguar se jorastësisht gjendet në krye të tabelës në Premier League.

Në kuadër të javës së njëzet e dytë skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka fituar ndaj Chelseas me rezultat 4-1.

Diogo Jota shënoi për epërsinë fillestare në minutën e 23-të, pas asistit nga Bradley.

Në minutën e 39-të Bradley ka dyfishuar avantazhin e “Reds” me golin e tij të parë për skuadrën.

Goli i tretë ka ardhur nga Dominik Szoboszlai, i cili shënoi me kokë pas krosimit të Bradley nga krahu i djathtë.

Chelsea arriti të ngushtonte epërsinë në 3:1 në minutën e 71-të nëpërmjet Nkunkut.

Megjithatë, tetë minuta më vonë, Luis Diaz shënoi për 4:1 dhe epilogun e këtij takimi.

Kjo fitore e Liverpoolit i dha fund një serie prej shtatë barazimesh radhazi midis dy skuadrave në të gjitha garat. Liverpooli shkon në kuotën e 51 pikëve në vendin e parë, pesë më shumë se Manchester City e Arsenali.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit