16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Liverpool i “interesuar” që Kloppin ta zëvendësojë me trajnerin e Feyenoordit

- Advertisement -

Liverpool thuhet se është i interesuar të rekrutojë trajnerin e Feyenoord – Arne Slot, si pasardhës të trajnerit Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman njoftoi më herët gjatë fushatës se do t’i jepte fund qëndrimit të tij nëntëvjeçar në Merseyside në përfundim të sezonit aktual.

Klopp e ka udhëhequr Liverpoolin drejt trofeve të Premier League dhe Champions League, dhe është ende në garë për të fituar dy trofe këtë sezon, kupën e Carabao e ka fituar tashmë, ndërsa është në garë edhe për titullin e Premier League.

Reds ngritën trofeun e tyre të 10-të të EFL Cup me një fitore në Wembley ndaj Chelsea në shkurt, dhe trupat e Klopp janë aktualisht në mes të një gare trepalëshe për titull.

Liverpool zë pozitën e dytë në renditjen e Premierligës, në nivel pikësh me Arsenalin e parë me vetëm pesë ndeshje të mbetura deri në fund.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit