18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Lista Serbe për vendimin e BQK-së: Kërcënohet mbijetesa e popullit serb

- Advertisement -

Pas miratimit të rregullores së re nga bordi i Bankës Qëndrore të Republikës së Kosovës, ka pasur reagime.

Ndër ta, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar edhe Lista Serbe, si gjithmonë duke propaganduar.

Sipas tyre, me ndalimin e dinarit në Kosovë, do të kërcënohet mbijetesa e popullit serb.

“Pas të gjitha formave të dhunës institucionale që u përdorën kundër popullit serb nga regjimi autoritar i [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurtit dhe që nuk arriti t’i dëbojë të gjithë serbët nga Kosova, ai tani ka vendosur të ndalojë dinarin në Kosovë dhe kështu të kërcënojë drejtpërdrejt mbijetesën fizike të popullit serb”, u tha në postimin e Listës Serbe.

Ata kanë cekur se sa i rrezikshëm mund të jetë ky vendim dhe u bëjnë thirrje përfaqësuesve të jashtëm për të ndaluar miratimin e tij.

“Duke pasur parasysh se sa i rrezikshëm është ky vendim, zbatimi i tij do të shkaktonte spastrim klasik etnik të serbëve dhe joshqiptarëve të këtyre viseve”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit