16.6 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Lista Serbe kërkon nga përfaqësuesit ndërkombëtarë që të parandalojnë “veprimet e njëanshme” të Kurtit

- Advertisement -

Kjo parti ka shprehur “shqetësim të thellë për veprimet e njëanshme”, të cilat ata i cilësojnë si gjithnjë e më agresive të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas tyre, veprimet e Kurtit po e detyrojnë popullatën serbe të largohet nga Kosova.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe theksuan nevojën për veprim urgjent të përfaqësuesve ndërkombëtarë, kthimin në gjendjen e mëparshme dhe parandalimin e lëvizjeve të reja të njëanshme të drejtuara nga Albin Kurti që po dëbojnë serbët nga Kosova”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Lista Serbe bëri të ditur se delegacioni i tyre ka bërë thirrje për një prani të përforcuar të KFOR-it në veri të Kosovës për të garantuar sigurinë dhe sigurinë e komunitetit serb, për të cilin ata pretendojnë sese po margjinalizohet dhe kërcënohet nga Qeveria aktuale.

“Ne kërkuam një prani më të madhe të forcave të KFOR-it në veri të Kosovës dhe mbrojtjen e popullatës serbe që është nën ndikimin e regjimit në Prishtinë dhe angazhimin e të gjithëve për ruajtjen e paqes në këto zona”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Pika kryesore e diskutimeve, siç bëhet e ditur, ishin veprimet e fundit të mbylljes së komunave paralele, veprimet të cilat, sipas Listës Serbe, ka ndikuar rëndë në jetesën e mijëra serbëve dhe ka ndërprerë shërbimet kritike për dhjetëra mijëra banorë në Kosovë.

“E kemi theksuar qartë se ndërhyrja e djeshme rrezikoi drejtpërdrejt punën e mijëra serbëve, por edhe ofrimin e shërbimeve të dhjetëra mijëra serbëve dhe qytetarëve të tjerë në Kosovë”, thuhet aty.

Delegacioni ka kundërshtuar rihapjen e mundshme të urës së Ibrit, duke e cilësuar atë një çështje shumë të ndjeshme që mund të destabilizojë më tej mjedisin tashmë të brishtë të sigurisë.

“Ripërsëritëm kërkesën dhe pritshmërinë tonë që Ura e Ibrit të mos hapet sepse është një pikë që mund të përkeqësojë më tej situatën e brishtë të sigurisë dhe të presim sjellje të përgjegjshme të të gjithë aktorëve për të ruajtur paqen”, bëhet e ditur më tutje.

Nga ana tjetër, ambasadorët e QUINT-it në përgjigjen e tyre kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre nga njoftimi i mbrëmshëm, duke thënë qartë se nuk i mbështesin veprimet e njëanshme të institucioneve të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit