Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, rezulton të jetë kandidati më i votuar me 32 mijë vota, bazuar në një listë të cilën e ka publikuar portali Indeksonline të hënën në mbrëmje.
Bazuar në këtë listë, e cila paraqet rezultatet e kandidatëve për deputet pas numërimit të 73% të votave, Daut Haradinaj është i dyti me 19 mijë vota.
Fatmir Limaj, udhëheqësi i partnerit të koalicionit Nismës Socialdemokrate, është i treti më i votuari i listës me 16 mijë vota.
Ardian Gjini është kandidati i nëntë më votuar, me rreth 7 mijë vota, po aq sa ka edhe Bashkim Ramosaj, i renditur i dhjeti.