13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Lirohen aktivistët e tjerë të PSD-së, Molliqaj: Qëllimi ishte që ne të izoloheshim për sa kohë që Trendafilova është në Kosovë

- Advertisement -

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se është lirurar bashkë me aktivistët që u arrestuan gjatë protestës kundër Trëndafiloves.

Mulliqaj u shprehë se dhuna joproporcionale e policore u pa dhe nuk ka justifikim.

Postimi i plotë:

Te dashur miq,

Unë, Zgjimi, Noli, Agroni, Korabi e Genti sapo u liruam. Dhuna joproporcionale e policore u pa. Ajo nuk ka justifikim. Duke u munduar t’i dëshmohen kryetarës së gjykatës, u vendosëm padrejtësisht në mbajtje dhe ngarkohemi për gjëra të paqena.

Këtë e di Gjykata, por qëllimi ishte që ne të izoloheshim për sa kohë që znj. Trendafilova është në Kosovë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësi. Kjo gjykatë, me këtë kryetare, sa më tepër që po mundohet ta rregullojë imazhin, aq më tepër po del në pah sa politike dhe anti-UÇK është.

E vërteta nuk lejon makiazhin. Maskë nuk ka më. Ajo u pa.

Ju faleminderit shumë për mbështetjen e treguar!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit