19 C
New York
Thursday, April 24, 2025

Buy now

Lirim Kastrati vazhdon me formë të mirë, shënon tjetër gol në Hungari

- Advertisement -

Lirim Kastrati ka gjetur sërish golin në elitën e futbollit hungarez.

Sulmuesi kosovar nuk e ka nisur si titullar ndeshjen që skuadra e tij Mol Fehervar e zhvilloi në shtëpi përballë Mezokovesd-Zsory të fituar 2-0.

Megjithatë me tu inkuadruar nga banka rezervë në minutën e 71-të, Kastrati tregoi potencialin e tij duke gjetur edhe golin.

Ishte minuta e fundit e ndeshjes, kur reprezentuesi kosovar realizoi golin për rezultatin përfundimtar 2-0.

Për Mol Fehervar kjo ishte fitorja e parë në kampionat në pesë ndeshje të zhvilluara.

Sa i përket sulmuesi kamenicas, ai realizoi golin e dytë këtë edicion pasi të parin e kishte shënuar në xhiron e dytë ndaj Ferencvarosit.

Të ngjashme

Të fundit