Lirim Kastrati ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes ndaj Greqisë.
“Një humbje e dhimbshme. Nuk e kemi merituar. Ata nuk patën shumë shanse por shënuan me një shans. Futbolli është kështu. Besoj se merituam së paku barazimin. Na vjen keq që humbëm”, tha Kastrati.
“Unë gjithmonë jap maksimumin. Një minutë lojë, një minutë jap maksimumin. Është kënaqësi të luaj për kombëtaren dhe gjithmonë do të jap maksimumin. Po besoj se kemi potencial për të bërë më mirë, kemi ekip të mirë jemi në formë, me pak fat mund të kemi rezultate më pozitive, por edhe gjyqtari nuk na ndihmoi shumë. Me gjithë këto gjëra besoj se meritojmë më shumë”, shtoi mbrojtësi.
Lojtari luajti për 90 minuta ndaj Greqisë.