Klubi i Futbollit Liria ka konfirmuar ndryshimet në pronësi.
Skuadra prizrenase përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Arbër Basha nuk do të jetë aksionar.
Liria e ka falënderuar Bashën për kontributin në klub gjatë këtyre viteve.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar tifozë, qytetarë dhe mbështetës të klubit,
Ndryshimet që kanë ndodhur në drejtimin e FC Lirisë shënojnë fillimin e një kapitulli të ri për klubin tonë.
Me këtë rast, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë më të sinqertë për Arbër Bashën, për kontributin, angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë periudhës së tij në drejtimin e klubit.
Puna dhe përkushtimi i tij do të mbeten pjesë e rrugëtimit të FC Lirisë, ndërsa i urojmë suksese në të gjitha angazhimet e ardhshme, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.
Duke respektuar historinë, traditën dhe vlerat e këtij klubi, angazhimi ynë do të jetë i përditshëm për ta çuar FC Lirinë drejt një të ardhmeje edhe më të suksesshme. Së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë një klub që përfaqëson me dinjitet qytetin e Prizrenit, historinë dhe tifozët e tij besnikë.
Ju falënderojmë për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe ju ftojmë të jeni pjesë e këtij rrugëtimi të ri.
Së bashku për Lirinë. Së bashku për Prizrenin.






