“Liria ka emër” reagon ashpër ndaj dënimit të Thaçit: Hakmarrje politike

- Advertisement -

Platforma “Liria ka Emër” ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij, të dënuar për pengim të drejtësisë nga Gjykata Speciale.

Në reagimin e saj, kjo platformë e ka cilësuar vendimin si pjesë të asaj që e quan gjueti të pandërprerë politike dhe juridike ndaj Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij.

“Edhe dënimi i dytë ndaj tij ngre pikëpyetje serioze mbi paanshmërinë dhe besueshmërinë e Gjykatës Speciale, e cila e ka ngatërruar drejtësinë me hakmarrjen politike”, thuhet në reagim.

Sipas platformës, Gjykata Speciale e ka pasur si qëllim të paracaktuar dënimin e Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij, ndërsa gjykimin vetëm si procedurë.

“Afër 90% e shqiptarëve në vendin tonë nuk i besojnë kësaj gjykate dhe nuk e pranojnë pretendimin e saj për të folur në emër të popullit të Kosovës”, thuhet më tej në reagim.

Platforma “Liria ka Emër” ka bërë të ditur se do të vazhdojë të kundërshtojë vendimet që i konsideron të padrejta dhe të kërkojë drejtësi pa standarde të dyfishta dhe pa ndërhyrje politike

Të ngjashme

Të fundit