Liria dhe Dinamo do të luajnë në barazh

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme është luajtur xhiroja e fundit në Ligën e Parë të Kosovës.

Tashmë, me të përfunduar ndeshjet, janë mësuar edhe klubet që do të marrin rrugët drejt Superligës dhe kush do të luajë në barazh.

Vushtrria është shpallur kampione e Ligës së Parë, me 75 pikë, kundrejt vendit të dytë, Feronikelit ’74 me 74 pikë, i cili po ashtu inkuadrohet në Superligë.

Vendi i tretë dhe i katërt do të luajnë në barazh, dhe këto vende i përkasin Lirisë dhe Dinamos së Ferizajt.

Liria në xhiron e fundit e mposhti thellë Dinamon.

Skuadra prizrenase e fitoi ndeshjen e sotme në Ferizaj me shifrat prej 5-1.

E, tash këto dy skuadra do të përballen edhe në barazhin e Ligës së Parë.

Dinamo e Liria do të ndeshen në gjysmëfinalen e barazhit për Superligën e Kosovës, me fituesin e kësaj përballjeje që do të luajë ndaj vendit të tetë në Superligën e Kosovës.

Ky vend aktualisht mbahet nga Llapi.

Dinamo e mbylli sezonin në vendin e katërt me 71 pikë, aq sa ka edhe Liria në vendin e tretë.

Të ngjashme

Të fundit