5.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Lira turke shënon rënie të madhe pas fitores së presidentit Erdogan

- Advertisement -

Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me homologun turk, Rexhep Taip Erdogan për ta uruar për fitoren në balotazhin e së dielës në Turqi.

Erdogan siguroi edhe një mandat pesëvjeçar duke fituar ndaj kandidatit të opozitës së bashkuar, Kemal Kilicdaroglu.

Presidenti Erdogan duhet të përballet me inflacionin në rritje që ka nxitur një krizë të kostos së jetesës.

Kundërshtari i tij kishte kërkuar të ndryshonte prirjet gjithnjë e më autoritare të Erdoganit, duke premtuar se do t’u kthehej normave demokratike. Por në fund, votuesit zgjodhën njeriun që ata e shohin si një udhëheqës të fortë.

Pasi rezultatet i dhanë atij 52 për qind të votave në balotazhin e së dielës, krahasuar me 48 për qind për rivalin e tij, Kemal Kilicdaroglu, Erdogan mbajti dy fjalime falënderuese, një në Stamboll dhe një në Ankara

“Askush nuk ka humbur sot. Të 85 milionë turqit fituan. Si kërkesë e përgjegjësisë që na ka dhënë kombi ynë, ne nuk jemi të ofenduar, të inatosur apo të zemëruar me askënd. Tani është koha të lëmë mënjanë të gjitha debatet dhe konfliktet e fushatës zgjedhore dhe të bashkohemi rreth synimeve dhe ëndrrave tona kombëtare”, ka theksuar presidenti turk, Erdogan.

Pas konfirmimit të fitores së Erdoganit, Lira turke shënoi rënie rekord ndaj dollarit amerikan të hënën mirëpo bursa turke tregoi shifra në rritje. Lira turke ka rënë me rreth 7 për qind që nga fillimi i vitit dhe ka humbur më shumë se 90 për qind të vlerës së saj gjatë dekadës së fundit.

Banorët e Stambollit megjithatë u shprehën optimist.

“Unë mendoj se kursi i këmbimit do të rritet më tej nga ky moment. Nuk mund të them një numër të saktë, por mendoj se do të jetë shumë më i lartë se shifra aktuale deri në fund të vitit”, thotë banori i Stambollit, Omer Yildiz.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit