17.9 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Linçuesi i kritikëve të Kurtit ankohet se është penalizuar nga Facebook

- Advertisement -

Veprimari politik i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj është ankuar se është penalizuar nga Facebook, shkaku i kundërshtarëve të tij.

Ai ka thënë se platforma Facebook i ka vendosur në hije shkrimet e tij, dhe nuk shfaqën gjithnjë tek publiku.

“FB i vendos në hije shkrimet edhe kur merr shumë ankesa nga kundërshtarët e mendimit (tim), por që as nuk mund të dëshmojnë se bie ndesh rregullave të fb, as nuk mund t’i hedhin poshtë me mend. Prandaj, meqë ndjehen të pazottë me mendu zgjedhin rrugën e fshehjes së kësaj pazotësi nga publiku (të cilën, me sa duket, mendojnë se ia nxjerrin në pah shënimet e mi)”, ka shkruar linçuesi i kritikëve të Kurtit në Facebook.

Feraj është njëherit edhe këshilltar i kryeministrit Kurti, ai është ngarkuar me përgjegjësinë e koordinimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit