Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka cilësuar si hap pozitiv reagimin e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, lidhur me ligjin e ri të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
Limaj, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se ky reagim vjen si pasojë e veprimeve konkrete të Kosovës dhe e ka cilësuar daljen publike të Trendafilovës për të dhënë sqarime si shenjën e parë të efektit të ligjit.
Ai ka theksuar se Trendafilova, sipas tij, nuk e ka komentuar drejtpërdrejt ligjin e ri, por është përqendruar në interpretimin e bazës ligjore mbi të cilën funksionojnë Dhomat e Specializuara.
Sipas Limajt, kryetarja e këtij institucioni nuk ka të drejtë të komentojë apo interpretojë ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa vlerësoi se ajo ka qenë e kujdesshme në deklarimin e saj.
“Së pari besoj që ky reagim vjen si pasojë e veprimeve konkrete të Kosovës, Ligjit, nuk duhet të kishin një reagim të tillë siç s’kanë pasur tash e gjashtë vite, efektet e para dhe shenjat e para të efektit të ligjit është detyrimi i zonjës Trandafilova për të dalë me dhënë këtë sqarim e prononcim dhe kjo është shenja e parë e efektit të ligjit. Unë e pashë edhe prononcimet e njerëzve rreth deklaratës së saj – së pari dua të them që kryetarja e Dhomave të Specializuara, nuk ka komentuar ligjin dhe s’ka të drejt të komentojë ligjin sic e patë edhe ju. Nuk e komentoj ligjin që është nxjerr por interpretoj mbi bazën e ligjit që punojnë dhe ishte shumë e kujdesshme në këtë drejtim sepse e dinë që nuk ka të drejtë me i interpretu ligjet e Kosovës e ato që i nxjerr Kuvendi i Kosovës – ligjin e ri me shumë kujdes e dimë se nuk ka të drejtë ta komentoj e interpretoj. Për mua është një hap pozitiv vetë detyrimi i saj me dalë me i dhanë disa sqarime pavarësisht çka tha tregon efektet e para të ligjit sepse këta tash e sa vite i ka shoqëruar arroganca, moskomunikimi e mos transparenca siç e dini edhe ju – këta e kanë parë të nevojshme me fol nëpër zyre e jo me ju drejtua qytetarëve të Kosovës në emër të të cilëve gjykojnë e punojnë”, u shpreh Limaj






