Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj ka vizituar sot Klinën, ku thotë se qytetarët e kësaj komune i janë bashkuar karvanit të fitores.
Limaj përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook thotë se kjo është shpresë për qytetarët tanë, pas keqqeverisjes, injorimit dhe arrogancën qeveritare që është përballur Kosova.
Postimi i plotë:
Qytetarët e Klinës i bashkohen karvanit të fitores!
Bashkimi dhe rreshtimi rreth koalicionit tonë është shpresë për Kosovën, duke marrë parasysh keqqeverisjen, injorimin dhe arrogancën qeveritare, ne, bashkë, me besim dhe angazhim maksimal, do ta ndërtojmë Kosovën.
Kosova ka nevojë për vepra, dhe ne jemi garantues për këtë, sepse e kaluara jonë është dëshmia më e mirë.
Kudo që kemi qenë, kemi dalë fitimtarë e faqebardhë. Prandaj, antarësimi në NATO, pavarsimi energjetik dhe zhvillimi ekonomik janë zotimet tona për qeverisjen tonë për Kosovën fituese, veçVEPRA.
#AAKNISMA137
#veçVEPRA