Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Komogllavë të Ferizajt, për të cilën ka thënë se është e ‘‘vendosur për Kosovën fituese’’.
Ai ka deklaruar edhe se, Kosova ka nevojë për ndryshim dhe për një qeverisje ku çdo qytetar është i barabartë.
Postimi i plotë:
Komogllava e Ferizajt e vendosur për Kosovën fituese, veçVEPRA!
Në çdo lagje, fshat e qytet, kudo që jemi, këdo që po takojmë, shihet qartë se vendi ynë ka nevojë për ndryshim, për një qeverisje ku çdo qytetar është i barabartë.
Problemet ekonomike, energjetike, siguria janë vetëm disa nga shqetësimet që po i shohim dhe zgjidhja e këtyre bëhet vetëm nga njerëz që kanë veçVEPRA.
Koalicioni ynë për Kosovën fituese, veçVEPRA, do angazhohet fuqishëm për ta rikthyer edhe një herë vendin tonë në rrugën e drejtë, bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë.