Kreu i Nisma Socialdemokrate, i cili kandidoi me listën e vetë në një koalicion të përbashkët me AAK-në, së fundmi po flitet se mund t’ia bëjë numrat Kurtit për qeverinë e ardhshme. Kjo, sidomos pasi u kuptua se Limaj ka siguruar tre deputetë, me mundësinë e deputetit të katërt.
Ai tha se me AAK-në janë parti të ndara, dhe se se kanë të domosdoshme të votojnë njejtë.
“Duhet ta kuptojmë se ne jemi dy parti politike. Nuk e kemi të domosdoshme të votojmë njëjtë për çështje të ndryshme”.
I pyetur nëse është kontaktuar deri më tani nga dikush për ndonjë koalicion të mundshëm, Limaj është përgjigjur.
“Ne jemi të vegjël, kanë punë njëherë të mëdhenjtë për koalicione”, ka deklaruar i pari i AAK-së.