4 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Limaj: Dejona ta udhëheq KEK-un nga zyrat e partisë, Kosovës i duhet një fitore e opozitës

- Advertisement -

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar mesazhet e Dejona Mihalit me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqin, të cilët janë publikuar nga Nacionale.

Ai ka bërë me dije se ato mesazhe tregojnë se Dejona MIhali, koordinatorja e komiteteve në VV, e udhëheq KEK-un nga zyra e partisë.

Madje, sipas tij, ajo e ndalë rrymën kur të do.

Dejona ta udhëheqë KEK-un nga zyret e partisë, cili është funksioni i detyrës së saj? KEK është ndërmarrje e pavarur publike, ju shkoni nga zyrat e partisë e drejtoni punësimin, shitjen, blerjen, bile edhe me ta nalë rrymën këtu në studio”, ka thënë Limaj në Kanal 10.

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme, Limja ka thënë se më 9 shkurt Kosovës i duhet një fitore e opozitës,

Ai ka treguar se si mund të jetë koalicionin i ardhshëm.

Mendoj se nëse fiton Kurti fiton ai, ne jemi në opozitë. Unë mendoj se Kosovës i duhet fijorja e opozitës. Partia e parë me të dytën, mendoj ky është normaliteti në Kosovë ne duhet të kthehemi në normalitet dhe të gjithë duhet të përpiqemi që ta ruajmë demokracinë dhe ajo që është me rëndësi potenciali opozitar”, është shprehur Limaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit