28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ligji i ri, kush mund të jetë punonjës në Këshill të Sigurisë?

- Advertisement -

Një ligj i ri për Këshillin e Sigurisë është rrugës procedural.

E në kuadër të Këshillit të Sigurisë, planifikohet që të ketë edhe punonjës.

Ndër kushtet e përgjithshme, për të shërbyer në Këshill të Sigurisë, është edhe diploma universitare, ajo e akademisë ushtarake apo policore.

Rekrutimin e stafit, avokati Qëndrim Arifi, e sheh si nevojë për ndryshimet në Këshill, duke e bërë atë pothuajse një institucion në vete.

Mirëpo ka dilema se stafi nuk do duhej të kufizohej vetëm në ushtarakë dhe policorë.

Sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, siguria kombëtare është përtej ushtarakëve dhe policorëve, andaj do duhej të përfshiheshin edhe profilet e tjera.

Në mesin e risive në ligjin e ri për Këshillin e Sigurisë, janë edhe mundësia që presidentja pa aprovim të kryeministrit të thërras mbledhje të Këshillit.

Si dhe përfaqësuesit të disa institucioneve të sigurisë, si AKI e FSK nga roli këshilldhënës, do të jenë anëtarë të përhershëm të Këshillit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit