6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Ligji i Pagave, Osmani: Duhet të trajtohen më dinjitetshëm sektorët që e mbajnë gjallë shtetin tonë

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani, ka folur për raportet e saj me kryeministrin Albin Kurti dhe mospajtimet që ka me të, kështu duke përmendur Ligjin për Paga.

Osmani u shpreh se ka sektorë që me Ligjin e ri për Paga duhet të trajtohen më dinjiteshëm, që siç thotë ajo “e mbajnë gjallë shtetin tonë”, raporton Indeksonline.

“Ka sektorë në të cilët bashkëpunojmë më shumë, e sektorë më pak. Ka sektorë ku pajtohemi çdo ditë, e sektorë ku nuk pajtohemi fare. Çka bëjmë është kjo: mospajtimet tona i diskutojmë duke e kuptu që të dyja palët e kemi qëllimin e mirë që është jeta më e mirë e qytetarëve dhe gjejmë zgjidhje përpara. Nuk mendoj që këto garat institucionale, armiqësia mes institucioneve e ndihmon Kosovën. Përkundrazi, krijon një imazh të keq dhe pastaj çdo ditë në vend se të dëgjohet se si po kryhet një punë dëgjohet kjo tha ashtu, kjo ashtu. Natyrisht se ka tema ku nuk pajtohemi, por i zgjidhim të gjitha sepse ka qëllim reciprok. Kjo nuk do të thotë që nuk kritikohemi shpesh mes vete. Ta zëmë në Ligjin për Paga kam pasur mospajtime të mëdha të cilat janë shpreh dhe shpresoj që kanë me u marrë parasysh këto vërejte sepse ka sektorë që duhet të trajtohen më dinjitetshëm, sektorë që e mbajnë gjallë shtetin tonë që e mbrojnë atë”, tha Osmani në Dukagjin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit