28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dënon ashpër kërcënimin publik të Vuçiqit ndaj shqiptarëve të Preshevës

- Advertisement -

Arrestimi i një serbi i cili po dyshohet për një sërë veprash penale në Kosovë, gjatë vitit 2021, e që në mesin e veprave është edhe plagsoja e një polici të Kosovës, ka bërë që Presidenti i Serbisë Alkensadër Vuçiq të kërcënoj, se do të arrestohen edhe shqiptarët që “punojnë kundër rendit kushtetues të Serbisë”.

Madje Vuçiq, s’la gjë pa thënë edhe për ambasadorin amerikan në Kosovë, të cilin e quajti mbrojtës të politikave kriminale të Albin Kurtit.

Ndaj këtij kërcënimi ka reaguar Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikanë, më në krye Joe DioGuardi. Në reagimin e tyre kërkohet nga organizatat relevante për të drejtat e njeriut e nga ambasada e ShBA-ve në Beograd ta dënojnë këtë kërcënim të Vuçiqit.

Deklarata e plotë:

Sot, më 14 Prill 2024, gjatë një vizite tak Njësia Speciale Policore “Kobra,” Presidenti serb Aleksandar Vuciq bëri një deklaratë publike kërcënuese ndaj shqiptarëve etnik në Luginë të Preshevës, duke deklaruar se “secili që punon kundër Kushtetutës së Serbisë do të arrestohet menjëherë.”

Vuciq e bëri këtë deklaratë, gjerësa njoftoi se nesër do takohet me Milorad Dodik, President i Republika Srpska. Dodik është në listën e zezë të SHBA-ve dhe konsiderohet si kërcënim madhor për paqën dhe stabilitetin në Ballkan.

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL) është tejet e brengosur per këtë kërcënim publik të Vuciqit dhe efektet potenciale ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Liga Qytetare ka punuar me liderët e Luginës së Preshevës për mbi dy dekada rresht për të sjellë në vëmendjen e liderëve të politikës së jashtme të SHBA-ve çështjen e tyre.

Ky këcënim publik i Vuciqit vije një ditë pas takimit të Ligës Qytetare me delegacionin nga Lugina e Preshevës në Neë York në përbërje prej Shaip Kamberit, Nagip Arifit, Ardita Sinanit e Ragmi Mustafit.

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dënon ashpër kërcënimin publik të Vuciqit kundrejt shqiptarëve etnik në Luginë të Preshevës. Ne do të vazhdojmë punën tonë me Anëtarët e Kongresit të SHBA-ve dhe me organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në SHBA dhe Evropë për t’u siguruar që shqiptarët në Luginë assesi të mos mbesin në mëshirën e regjimit antidemokratik të Vuciqit.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha organizatave relevante ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si dhe Ambasadës së SHBA-ve në Beograd, të adresojnë këtë situatë të tendosur. Shqiptarët etnik në Luginë të Preshevës janë komuniteti më i diskriminuar në Evropë dhe përpjekja e tyre për të drejta kombëtare dhe drejtësi nuk mund të injorohet më!

Joe DioGuardi

President

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit