1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Lidhja e re e Serbisë me gazin rus, Kusari-Lila: Veprim i planifikuar për përkrahjen e agresorit

- Advertisement -

Ushtruesja e detyrës së grupit parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj vazhdimit të furnizimit të Serbisë me gazin rus, duke thënë se Beogradi zyrtar me këtë po ua kthen shpinën politikave evropiane dhe se ka zgjedhur qartë se kujt ia mban anën në agresionin rus në Ukrainë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se kishte rënë dakord për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz në një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin.

“Ky është një veprim i planifikuar mirë i përkrahjes së agresorit (për të paktën tri vjet të tjera) dhe injorimit të plotë të përputhshmërisë me politikat e BE-së. Tani kushdo që del përpara duke mbrojtur atë që nuk ka mbetur asgjë për t’u mbrojtur, është qartësisht që po anashkalohet”, ka shkruar Kusar-Lila në Twitter.

Serbia, e cila synon t’i bashkohet Bashkimit Evropian, kohët e fundit është nën presion nga vendet perëndimore për të lidhur politikën e saj të jashtme me bllokun dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Në vitin 2008 vendi ballkanik vuri sektorët e tij të gazit dhe naftës në duart e kompanive ruse. Gazprom Neft (SIBN.MM) dhe Gazprom së bashku mbajnë shumicën e aksioneve në kompaninë e vetme të naftës në vend, ndërsa Gazprom është aksionari i shumicës në objektin e vetëm të depozitimit të gazit në vend.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit