11.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Liberalizimi i vizave konsiderohet se nuk ndikon në uljen e vizitorëve nga Kosova në bregdetin e Malit të Zi

- Advertisement -

Që nga janari i këtij viti, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Evropës.

Por, duket që këtë mundësi kosovarët do ta shfrytëzojnë edhe për pushimet verore, të cilat mund t’i kalojnë edhe në vendet tjera.

E për këtë, ambasadori i Malit të Zi në Kosovës, Robert Çobaj takoi gjatë javës përfaqësues nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës.

Aty diskutuan edhe për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në këtë fushë, kryesisht për sezonën verore.

Pas takimit, ambasadori malazez u shpreh se edhe këtë vit, pritet të ketë vizitorë nga Kosova në bregdetin e Ulqinit.

“Ne jemi së pari shumë të gëzuar që Kosova ka fituar liberalizimin e vizave dhe që qytetarët e Kosovës mund të vizitojnë vende të ndryshme të botës por ne e dimë që në fund do të kthehen edhe në Ulqin sepse ekziston shprehja që vetëm nëse vini në Ulqin e llogarisni që ishin në pushimet verore”, ka thënë ai.

Derisa këtë shqetësim e ndau edhe kreu i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj i cili tha se ky ishte edhe qëllimi i këtij takimi.

“Edhe kjo ishte ndër temat që biseduam gjatë takimit dhe ambasadori e ka shprehur gatishmërinë që me institucionet e Malit të Zi dhe ne me institucionet e Republikës së Kosovës që t’i heqim të gjitha barrierat të cilat janë në mes të dy shteteve që qytetarët e dy vendeve të mos kenë pengesa gjatë kalimit të kufijve dhe qytetarëve t’i mbetet vetëm një gjë, që t’i vizitojnë bregdetin e Malit të Zi i cili i ofron të gjitha kushtet për të gjithë turistët e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.

Mali i Zi mbetet një prej vendeve të preferuara për pushim tek kosovarët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit