Lewis Hamilton publikon fotografinë e parë në rrjete sociale me Kim Kardashian

- Advertisement -
Lewis Hamilton ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet e tij gjatë pauzës së Formula 1, ku në disa prej fotografive shfaqet edhe Kim Kardashian, me të cilën është lidhur prej disa muajsh.

Çifti ka kaluar kohë së bashku gjatë verës, përfshirë edhe pushime me familjen e Kim.

Hamilton madje ka takuar fëmijët e saj, duke treguar se lidhja e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze dhe publike.

 Foto: Instagram

Në një nga fotografitë e pushimeve, Kim shfaqet me një fustan të verdhë, derisa Hamilton është pranë saj.

Piloti i Ferrarit e shoqëroi postimin me një mesazh ku shprehu mirënjohjen për ditët e pushimit dhe tha se po rikthehej në pistë me energji të re.

Kim është parë duke luajtur dhe përkëdhelur qenin, së bashku me fëmijët e saj. Halo erdhi në jetën e Hamiltonit rreth dhjetë muaj pas vdekjes së bulldogut të tij të famshëm, Roscoe.

Marrëdhënia mes Hamilton dhe Kardashian u bë gjithnjë e më publike gjatë muajve të fundit.

Në fillim ata u shfaqën së bashku në disa raste, teksa në korrik Hamilton e konfirmoi praktikisht lidhjen kur u pyet nëse humori i tij i mirë lidhej me një të dashur të re dhe ai u përgjigj duke përmendur Kim.

Hamilton më parë kishte qenë në një lidhje të gjatë me Nicole Scherzinger, teksa Kim Kardashian ka qenë e martuar me Kanye West, me të cilin ka katër fëmijë. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit