23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Letra e dashurisë së Romeos për Julin habit banorët dhe publikun: “Pa ty nuk jam i njëjti”

- Advertisement -

Prej nisjes së këtij edicioni të “BBVIP3”, Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë qenë “rivalë”, teksa shpesh janë konsideruar edhe polet e shtëpisë e për këtë arsye nuk kanë munguar debatet dhe përplasjet mes tyre, por megjithatë, në fund, mes aktorëve nuk ka asgjë më shumë se dashuri.

Këtë e themi pasi nisur nga një lojë e “Vëllait të Madh” ditën e djeshme, kur banorët u “detyruan” të shkruanin letra dashurie për personat e zemrës në shtëpi, përkundër parashikimeve, Romeo zgjodhi t’i dedikojë disa fjalë Julit, për të formuar një nga dedikimet më të bukura të këtij edicioni duhet thënë.

Kështu, për habinë e të gjithëve, letra e Romeos ishte e mbushur me fjalë dashurie, të cilët kanë shkaktuar edhe të qeshura mes banorëve, ndërsa në fund sigurisht nuk kishte si ta mbyllte me urimin për të dalë më shpejt nga shtëpia, pavarësisht dashurisë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit