7.4 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

Lëshoi certifikatë për personin e vdekur me qëllim të marrjes së pensionit në Zvicër, arrestohet zyrtari nga Parteshi

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj S.S., zyrtarit të komunës së Parteshit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas kërkesës së prokurorisë “ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.S., më 12 nëntor 2020, në komunën e Parteshit, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që duke përdorur vulën zyrtare të Republikës së Kosovës ka konfirmuar certifikatën e të qenit gjallë të gjendjes civile dhe të vendbanimit të tani të ndjerës D.S., edhe pse e njëjta ka qenë e vdekur, ku në këtë mënyrë ka mundësuar marrjen e pensionit të shtetit zviceran personit tjetër në vlerë prej 22.192 Fr.Zvicerane”.

Ai me urdhër të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit