Leonora Jakupi, e njohur për kujdesin e madh me të cilin e mban larg vëmendjes publike jetën private, është shfaqur për herë të parë krah partnerit të saj në një dalje publike.
Këngëtarja prej vitesh ka folur shumë pak për lidhjen e saj, ndërsa vetëm së fundmi ka zbuluar se janë bashkë prej rreth 15 vitesh dhe se jetojnë së bashku.
Leonora ka treguar se partneri i saj preferon të qëndrojë larg kamerave dhe ekspozimit mediatik, ndaj dyshja është parë shumë rrallë së bashku në ngjarje publike.
Megjithatë, këtë herë çifti është fotografuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, gjatë protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Pamjet, të publikuara nga Raporto24.com, tregojnë Leonorën pranë partnerit të saj mes qytetarëve të mbledhur në shesh.

Dalja ka tërhequr vëmendje pikërisht për faktin se këngëtarja ka zgjedhur ndër vite ta mbajë këtë pjesë të jetës së saj larg publikut, duke respektuar edhe dëshirën e partnerit për privatësi.
Fotografimi i tyre së bashku përbën kështu një nga rastet e rralla kur Leonora Jakupi shfaqet publikisht krah partnerit me të cilin ndan prej vitesh jetën private.






