13.4 C
New York
Monday, December 30, 2024

Buy now

Lëndimi i Harry Kane mund të jetë serioz

- Advertisement -

Vincent Kompany shpreson se dëmtimi i kyçit të këmbës së Harry Kane nuk është serioz pasi sulmuesi i Bayern Munichut u lëndua  gjatë lojës së  barazimit 1-1 kundër Bayer Leverkusen.

Kapiteni i Anglisë, Kane, u zëvendësua në minutën e 86-të të ndeshjes së Bundesligës të shtunën, pasi u kap nga Amine Adli dhe dukej se ishte në siklet.

Skuadra e Bayernit të Kompany-t udhëton të mërkurën për t’u përballur me Aston Villa në Ligën e Kampionëve.

“Unë nuk jam mjek, por shpresoj se nuk është asgjë serioze. Është ende herët për të thënë. Shpresojmë që ai të jetë i gatshëm për të mërkurën”, tha menaxheri i Bayern për Sky Sport, shkruan BBC.

Harry Kane ka shënuar 10 gola në shtatë ndeshje në të gjitha garat për Bayern Munich këtë sezon.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit