19.2 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Lekaj: T’i vijë turp qeverisë, kemi sigurime për automjete – por jo për njerëzit që janë në automjete

- Advertisement -

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, deklaroi se ne kemi nevoje për një shtet të orientuar kah njeriu.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend ku po diskutohet për shëndetësinë dhe sigurimet shëndetësore, Lekaj tha se kemi një ministri të Shëndetësisë që ka harruar nevojat e shëndetësisë kosovare dhe se pacientët nuk kanë ku t’ia mësyjnë institucioneve shëndetësore, dhe se sipas tij, “mund të themi lirisht që 60 % e pacientëve i kryejnë shërbimet në sistemet private”.

“Ja ku na ka sjellë kjo qeveri. Në tri vjet të qeverisjes Kurti kanë ikur mbi 250 mijë qytetarë. Të gjithë kanë një arsye bazë se pse u larguan, e ajo është mungesa e sigurimeve shëndetësore, sepse s’po e shohin Kosovën si ambient për punë e jetë”.

Lekaj tutje shtoi se për ne shëndeti nuk është mall i cili konsumohet, por është vet jeta.

“Jemi në një situatë paradoksale ku kemi sigurime të automjeteve tona, por nuk kemi sigurime për njerëzit që janë në ato automjete. Paramendojeni, kemi sigurime për automjete, ndërsa për qytetarët nuk kemi sigurime shëndetësore”.

“Ja ku është kjo qeveri. Turp le t’i vijë Qeverisë Kurti”, deklaroi deputeti Lekaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit