8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Lekaj: Sa më tepër që qëndron Kurti në Qeveri, aq më dëm për Kosovën

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se Kosova është në vit zgjedhor. Lekaj.

“AAK-ja, jo pse është deklaruar se nuk do zgjedhje, por e ka gjetur një mënyrë tjetër të shkarkimit të kryeministrit, së pari, pastaj, shpërbërjes së parlamentit, nuk jemi dakorduar sepse opozita nuk ka mundur asnjëherë ta çojë vendin në zgjedhje duke pasur parasysh deputetët e mazhorancës që janë shumicë, dhe i ka 50 plus 1, dhe në asnjë mënyrë nuk kemi mundur që pa një koordinatë apo marrëveshje të opozitës e mazhorancës, vendin ta çojmë në zgjedhje”, u shpreh Lekaj.

Lekaj tha se si AAK-ja janë munduar që me mocion mosbesimi, “por nuk ia kemi dalë, tani – më së largi zgjedhjet janë në shkurt”.

“Por duke i pasue parasysh zhvillimet, dhe zbehje totale e Qeverisë dhe Parlamentit, duhet të shkohet në zgjedhje, maksimumi që vendi duhet të shkojë në zgjedhje është fundi i tetorit dhe fillimi i nëntorit, por ja që edhe nëse këta “baba” nuk vendos për zgjedhje, atëherë nuk prish punë edhe shkurti”, tha ai në emisionin DPT te Fidani.

“Sa më tepër që qëndron Kurti në Qeveri, aq më dëm është për Kosovën”, tha tutje deputeti opozitar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit