10.5 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Lekaj: Pritet kthim mbrapa edhe për çështjen e dinarit

- Advertisement -

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj thotë se janë bllokuar procese të rëndeësishme për Kosovën, për shkak të çështjes së dinarit.

Lekaj në një prononcim për GazetaBlic thotë se gabimi i Qeverisë është kur e aktualizoi temën e Dinarit në çështjen e Dialogut me Serbinë.

“Çështja e Dinarit si temë ka bërë që të bllokohen procese të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.Qeveria gaboi kur e aktualizoi temën e Dinarit në çështjen e Dialogut me Serbinë dhe tani kjo është bërë kartë kryesore e negociimit dhe viktimizimit para ndërkombëtarëve”, tha Lekaj.

Sipas Lekajt, pritet që të ketë kthim mbrapa edhe për çështjen e dinarit, teksa kritikon Qeverinë për mos-transparencë.

“Presidentja e Kryeministri lëshojnë deklarata, negociiojnë, bëjnë lëshime në procesin e Dialogut në dëm të shtetit, dhe askush në Kosovë nuk e di çfarë po ndodhë. Qeveria Kurti nuk ka transparencë ndaj Opozitës, qytetarëve, shoqërisë civile, mediave, në rrugën dhe epilogun e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi. Ne presim kthim mbrapa edhe në qështjen e Dinarit, sikurse në çështjen e asociacionit,çështjen e targave, komunave veriore, e shumë temave tjera”, tha Lekaj.

“Ky pushtet duhet ta kuptojë që temat e mëdha të vendit nuk mund të mbyllen pa unfikim të gjerë politikë të të gjitha partive politike”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit