Lekaj-Përljaskaj: Zagrebi e sheh Gjykatën e Hagës si politike

- Advertisement -

Sot në Zarë të Kroacisë po mbahet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Aty pritet të marrin pjesë mijëra protestues të cilët shprehin pakënaqësinë lidhur me punën e Speciales.

Ndërkaq rreth kësaj u diskutua me Ermina Lekaj-Përljaskaj.

Ajo në Info Magazine në Klan Kosova tha se nga Zagrebi zyrtar e sheh Gjykatën Speciale si politike.

“Këtë mund ta dëshmojmë gjatë bisedimeve me eurodeputetët kroatë të cilat i kam pasur para një muaj, të cilët na kanë dhënë një mbështetje të hapur dhe shpresoj që së shpejti edhe ata do të dalin me një deklaratë. Shumë shpesh jam në kontakt me europarlamentarin Ivo Davor Shtir, zotin Resnev dhe Picula me të cilët bisedojmë për këtë temë që është shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës”, u shpreh ajo. 

“Mund të them që gjatë Forumit Ekonomik që është mbajtur në Dubrovnik, vet ministri i Jashtëm i Kroacisë i ka thënë ministrit të Jashtëm të Kosovës që “ju nuk kini nevojë të trokitni në dyert tona sepse dyert tona janë të hapura”, theksoi Përljaskaj.

Tutje, ish-deputetja në Parlamentin e Kroacisë, tha se eurodeputetët kroatë kanë qasje pozitive ndaj ish-krerëve të UÇK-së duke shpresuar se ata do të lirohen.

Të ngjashme

Të fundit