11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Lekaj drejtuar Qeverisë dhe ZRrE-së, “Cila është arsyeja e për rritjen e çmimit të energjisë elektrike?”

- Advertisement -

Ai këtë vendim e quajti absurd dhe shtroi disa pyetje për Qeverinë, “Cila është arsyeja e propozimit nga Qeveria dhe ZRRE-ja për rritjen e çmimit?”

“Ky është një shok lajm për të gjitha qytetarët e Kosovës, bizneset dhe ndërmarrjet e vendit, kjo është e paarsyeshme dhe jo e pranueshme për të gjithë qytetarët. Jon disa arsye që mendojmë që kjo nuk duhet të ndodh.

Si është e mundur duke marrë parasysh subvencionet e ndara nga qeveria vitin e kaluar për zbutjen e ndikimit të rritjes të energjisë nuk shihet e arsyeshme të këtë rritje ë çmimit e aq më pak të ndodh një rritje prej 14%, madje ne kemi pritur ulje apo kthim të çmimit të tarifave të vjetra e jo rritje të dytë”, ka thënë Lekaj.

Lekaj gjithashtu tha se si është e mundur që KEK-u të jetë në gjendje stabile  ku ka eksportuar miliona euro energji dhe nëse kjo energji e eksportuar nga KEK-u nuk zbërthehet në të mirë të qytetarëve, ai pyeti se cila është arsyeja e rritjes se çmimit të energjisë.

Ai tha se Qeveria ka hapësirën kohore dhe buxhetore që të lidh marrëveshje me shtetet fqinj për shit-blerje të energjisë elektrike dhe përmes rregullimit dhe mirëmbajtjes të gjeneratorëve të krijojë stabilitet shtetërore, ku Kosova do të sigurohet në aspektin e energjisë për vitin 2023-2-24.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit