Leavitt: Ushtria amerikane po e asgjëson marinën e Iranit, i shkatërroi 140 anije

- Advertisement -

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Shtetet e Bashkuara po e “asgjësojnë” marinën iraniane, “duke e zvogëluar vazhdimisht aftësinë e saj për t’i terrorizuar anijet tregtare”.

Duke folur në një konferencë për gazetarë, zonja Leavitt tha: “Vetëm për pak më shumë se tri javë, është mjaftueshëm e qartë se operacioni Furia Epike ka qenë një triumf ushtarak kumbues.”

“Më shumë se 9.000 caqe ushtarake janë goditur deri më tani. Në krahasim me fillimin e operacionit, sulmet e Iranit me raketa balistike dhe dronë janë pakësuar për rreth 90 për qind” – shtoi ajo, sipas gazetës “The Guardian”.

Leavitt më tej tha se Shtetet e Bashkuara po e “asgjësojnë” forcën detare iraniane, pasi kanë shkatërruar 140 anije, përfshirë gati 50 anije që përdoreshin për vendosjen e minave detare.

“Ky është eliminimi më i madh i një force detare në faqe të Tokës për një periudhë trejavore që nga Lufta e Dytë Botërore” – tha sekretarja për shtyp.

Të ngjashme

Të fundit