Leao drejt largimit nga Milani, Amorim jep dritën jeshile

- Advertisement -

Rafa Leao po i afrohet gjithnjë e më shumë largimit nga Milani. Sipas Sky Sport, Ruben Amorim, pas një muaji pune me skuadrën, nuk do të kundërshtonte shitjen e sulmuesit portugez.

Pas një takimi me presidentin Cardinale, është krijuar një qëndrim i përbashkët për të kërkuar një zgjidhje në afatin kalimtar veror.

Milani ka nisur kontaktet me agjentët e Leao dhe ka ulur kërkesat financiare.

Kuqezinjtë tashmë mund ta pranojnë një ofertë prej 40-45 milionë eurosh, ndërsa më parë kërkonin rreth 50 milionë. Leao aktualisht është i dëmtuar dhe rrezikon edhe debutimin në Serie A ndaj Torinos.

Të ngjashme

Të fundit