LDK u irritua që Presidentja e zhvendosi fotografinë e Rugovës, reja e tij e nderuar që e dizejnoi kostumin e Shiroka Pulës

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës reagoi më herët gjatë ditës, ndaj siç tha, largimit nga vendet e nderit në Presidencë të fotografisë së presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë, nga presidentja Justina Shiroka Pula.

Ndërkohë, stilistja Blerina Kllokoqi Rugova, reja e Ibrahim Rugovës, ka shpërndarë në llogarinë e saj në Insatagram fotografinë zyrtare të presidentes Shiroka Pula.

Kllokoqi Rugova u përkujdes për kostumin e Shiroka Pulës në fotografinë zyrtare.

“Foto zyrtare të Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula. Faleminderit Presidente”, shkroi ajo në postim.

Të ngjashme

Të fundit