15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

LDK shënon 33 vjetorin e organizimit në Ferizaj, Abdixhiku: Po dëgjojmë e po flasim, siç po shpalosim idetë tona për të ardhmen

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shënuar sot 33 vjetorin e organizimit në qytetin e Ferizajt. Pjesëmarrja e lartë e qytetarëve në këtë organizim jashtaelektoral është një shenjë e qartë se kjo parti gëzon përkrahje nga të gjitha anët, tha kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku tha se Kosova dhe qytetarët e saj janë në kërkim të një alternative që jep shpresë dhe zhvillim, dhe se LDK ishte e obliguar ta shtrojë këtë alternativë sa më fort e sa më parë si rezultat e kërkesës së qytetarëve.

“Po dëgjojmë e po flasim, siç po shpalosim idetë tona për të ardhmen. Kosova e qytetarët tanë janë në kërkim të një alternative që jep shpresë e zhvillim. Këtë alternativë e kemi detyrim ta shtrojmë sa më fort e sa më parë.” – ka thënë Abdixhiku në Facebook.

Postimi i plotë:

“LDK ju dëgjon” sot është platforma e vetme e komunikimit politik të drejtëpërdrejtë me qytetarë. Sot ishim në Ferizaj.

Në një organizim jashtaelektoral, pjesëmarrja kaq e lartë e qytetarëve, e veprimtarëve është shenjë e qartë që po na përcjellë në çdo anë. Puna e Visar Azemit në Ferizaj, ndërsa, po merr mbështetje nga çdo gjeneratë.

Po dëgjojmë e po flasim, siç po shpalosim idetë tona për të ardhmen. Kosova e qytetarët tanë janë në kërkim të një alternative që jep shpresë e zhvillim. Këtë alternativë e kemi detyrim ta shtrojmë sa më fort e sa më parë.

Sot, shënuam dhe 33 vjetorin e organizimit tonë në Ferizaj. Idetë e djathta, shtetare e të kohës, vazhdojnë të jenë vlera që na shoqërojnë 33 vite pas.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit