Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shënuar sot 33 vjetorin e organizimit në qytetin e Ferizajt. Pjesëmarrja e lartë e qytetarëve në këtë organizim jashtaelektoral është një shenjë e qartë se kjo parti gëzon përkrahje nga të gjitha anët, tha kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku tha se Kosova dhe qytetarët e saj janë në kërkim të një alternative që jep shpresë dhe zhvillim, dhe se LDK ishte e obliguar ta shtrojë këtë alternativë sa më fort e sa më parë si rezultat e kërkesës së qytetarëve.
“Po dëgjojmë e po flasim, siç po shpalosim idetë tona për të ardhmen. Kosova e qytetarët tanë janë në kërkim të një alternative që jep shpresë e zhvillim. Këtë alternativë e kemi detyrim ta shtrojmë sa më fort e sa më parë.” – ka thënë Abdixhiku në Facebook.
Postimi i plotë:
“LDK ju dëgjon” sot është platforma e vetme e komunikimit politik të drejtëpërdrejtë me qytetarë. Sot ishim në Ferizaj.
Në një organizim jashtaelektoral, pjesëmarrja kaq e lartë e qytetarëve, e veprimtarëve është shenjë e qartë që po na përcjellë në çdo anë. Puna e Visar Azemit në Ferizaj, ndërsa, po merr mbështetje nga çdo gjeneratë.
Po dëgjojmë e po flasim, siç po shpalosim idetë tona për të ardhmen. Kosova e qytetarët tanë janë në kërkim të një alternative që jep shpresë e zhvillim. Këtë alternativë e kemi detyrim ta shtrojmë sa më fort e sa më parë.
Sot, shënuam dhe 33 vjetorin e organizimit tonë në Ferizaj. Idetë e djathta, shtetare e të kohës, vazhdojnë të jenë vlera që na shoqërojnë 33 vite pas.