17.1 C
New York
Friday, April 18, 2025

Buy now

LDK për qeveri të opozitës? Bajrami: Nuk duam aventurë disamujore, me 61 numra s’kryen punë gjë

- Advertisement -

“LDK nuk do aventurë disa mujore”, tha Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në një intervistë në “Pressing” te Leonard Kerquki, pyetur rreth eventualitetit të një përbashkimi opozitar për krijim të qeverisë në rastin e dështimit të Vetëvendosjes për të bërë shumicë parlamentare.

Numrat e pamjaftueshëm në të dyja anët i pa si shqetësim Bajrami, duke thënë se nuk ia dëshiron Kosovës një qeveri me “strikt 61 numra”, qeveri e cila, sipas tij, “nuk zgjidh asgjë”.

“Qoftë qeveri e VV, qoftë qeveri e partive opozitare me 61 vota, nuk do ia dëshiroja RKS-së, për shkak se do të ishte qeveri teprë e brishtë, e cila s’do të mund të zgjidhte as një problem. Përgjegjësia është te partia e parë fituese, por po them që me 61 numra është tepër jostabile. Konsideroj se cilado qeveri që i ka 61 vota në Kuvend, nuk i bën nder Kosovës, nuk ka stabilitet institucional dhe nuk ka me çu te rezultatet dhe zgjidhjet e problemeve”, tha Bajrami.

Të ngjashme

Të fundit