Duda Balje nuk ndryshon qëndrim, s’ka votë për president

- Advertisement -

Deputetja tjetër nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket votës për presidentin.

Balje deklaroi se nuk ka pasur as takim e as marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Do ta shohim se si do të zhvillohet sot. Për president është problem. Në këtë moment nuk e shoh se si do të dalim nga kjo krizë. Unë deri më tani nuk kam pasur asnjë takim me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kemi pasur asnjë marrëveshje dhe derisa është kështu, unë nuk e shoh të arsyeshme ta jap votën time… nuk e besoj se kanë nevojë për votën time”, tha ajo para mediave

Të ngjashme

Të fundit