18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

LDK konstituon Departamentin e Arsimit: Mësim gjithëditor, shkolla digjitale e koeficientin 150

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se partia e tij, ka formuar Departamentin e Arsimit.

Ai ka thënë se plani i tyre parasheh arsim gjithëditor në shkoll. Rritje të koeficientit.

Duam shkolla digjitale, e digjitalizim të plotë në ambiente shkollore që nxënësit tanë të jenë në hap me kohën! Zotohemi për 80 çerdhe të reja brenda 4 viteve, e rritje graduale të pjesëmarrjes së fëmijëve nga 3 vjet në sistemin shtetëror!” – ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë:

Sonte, mblodha dhe konstituuam Departamentin e Arsimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mes profesionistëve të arsimit, njerëzve me përvojë të jashtëzakonshme, me integritet personal e me potencial të madh, diskutuam për zotimet tona brenda programit ‘Rruga e Re’.

Duam mësim gjithëditor që fëmijët tanë të qëndrojnë në ambiente shkollore gjatë gjithë ditës. Që prindërit të mos detyrohen të ndërprejnë punën, të gjejnë kujdestarë – apo të mos punojnë fare – sepse fëmijët s’kanë ku të qëndrojnë.

Zotohemi për koeficient 150! Koeficient 150!

Duam shkolla digjitale, e digjitalizim të plotë në ambiente shkollore që nxënësit tanë të jenë në hap me kohën!

Zotohemi për 80 çerdhe të reja brenda 4 viteve, e rritje graduale të pjesëmarrjes së fëmijëve nga 3 vjet në sistemin shtetëror!

Këto dhe projektet tjera, janë pjesë e platformës politike të LDK-së! I lumtur me përmbajtjen e programit tonë; edhe me i lumtur me kualitetin e profesionistëve tanë!

Jehona Lushaku Sadriu u zgjodh udhëheqëse e këtij departamenti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit