‘LDK-ja që ndihmoi partinë e majtë ekstreme dhe anarkiste LVV sot po sillet sikur boshti i së djathtës’

- Advertisement -

Ish-deputetja dhe profesoresha Besa Ismaili-Ahmeti ka kritikuar ashpër qasjen e fundit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke vlerësuar se kjo parti po paraqitet sikur është “boshti i së djathtës”, ndonëse, sipas saj, aktualisht renditet si partia e tretë në vend dhe pa momentum dominues politik.

Në reagimin e saj, Ismaili-Ahmeti thekson se nuk është e pranueshme që një subjekt politik të sillet sikur partitë e tjera duhet të rreshtohen pas tij, veçanërisht kur, sipas saj, për vite me radhë ka kontribuar në “fryerjen” e Lëvizjes Vetëvendosje

Postimi i plotë:

A e keni pa qasjen e re të LDK-së qysh po flet sikur është boshti i së djathtës, ndërkohë që është partia e tretë dhe pa asnjë momentum dominues?

 

Nuk mund të sillesh sikur të tjerët presin të rreshtohen pas teje, kur për vite ke pompuar fryerjen e LVV-së, një të majte ekstreme e anarkiste që rrezikon shtetin sot!

 

Në vend të programit, ideve dhe peshës reale politike, LDK-ja po shet iluzionin se është “shtëpia natyrale” e së djathtës.

 

E djathta (nevojë e domosdoshme për Kosovën) nuk ndërtohet me propagandë e nostalgji, por me vizion dhe forcë reale në terren.

Të ngjashme

Të fundit