Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po vazhdon me angazhimet lidhur me zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.
Sipa snjoftimit të LDK-së, kryetari Abdixhiku bashkë me kryetarët e degëve po mbajnë punëtori dy ditore për organizimin dhe përgatitjen për zgjedhjet.
“Këto dy ditë, kryetari Lumir Abdixhiku me nënkryetarët e LDK-së dhe kryetarët e degëve të saj në Kosovë, po diskutojnë rreth çështjeve organizative, caktimin e shtabeve elektorale, përcaktimin e vëzhguesve, komisionerëve dhe orarit të takimeve nëpër teren gjithandej Kosovës, duke filluar nga tash dhe për të vazhduar tutje deri në fushatë.” – thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës po mban punëtori dy ditore, me të gjithë kryetarët e degëve të saj nëpër Kosovë, për mobilizimin e tërësishëm lidhur me zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Këto dy ditë, kryetari Lumir Abdixhiku me nënkryetarët e LDK-së dhe kryetarët e degëve të saj në Kosovë, po diskutojnë rreth çështjeve organizative, caktimin e shtabeve elektorale, përcaktimin e vëzhguesve, komisionerëve dhe orarit të takimeve nëpër teren gjithandej Kosovës, duke filluar nga tash dhe për të vazhduar tutje deri në fushatë.
Seriozitetin e paraprirjes për garën e ardhshme elektorale shumë muaj më herët, e tregon ky nivel i organizimit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili është edhe reflektim i unitetit tonë partiak. E po ashtu edhe hartimi i programit politik ‘Rruga e Re’ që nga nëntori i vitit të kaluar. Ku pas tij, organizimi ynë struktural bëhet ngjarja më e rëndësishme partiake. I tillë siç ka nisur, ai do të përcillet në nivel nacional tek 887 nëndegët tona në Kosovë e në Mërgatë nga tani deri në fushatë.
Lidhja po vjen e organizuar, e reformuar, e unifikuar dhe e gatshme për betejën përpara.
Prandaj, ‘Rrugën e Re’ le ta bëjmë bashkë!