7.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

LDK-ja dorëzon kërkesën zyrtare: Shtatorja e Leotrimit të vendoset në oborrin e Kuvendit

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar kërkesë zyrtare për vendosjen e shtatores së Leotrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë nga forcat serbe më 1998, në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Kërkesën për vendosjen e shtatores së Leotrimit e ka dorëzuar të enjten deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovë, dje kemi dorëzuar zyrtarisht kërkesën drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, për vendosjen e shtatores së Leotrim Ahmetit në oborrin e Kuvendit të Kosovës”, tha sot Selmanaj në një shkrim në rrjetet sociale.

“Leotrim Ahmeti, fëmija 7-vjeçar u vra me 11 shtator 1998, nga shpërthimi i granatave të forcave serbe në oborrin e shtëpisë së familjes Ahmeti në Rrezallë të Skenderajt, dhe copat e granatës ranë mbi fëmijët e nënës Shukrie Ahmeti, gruas së Malush Ahmetit, dëshmorit të Kosovës”, shkroi ai.

Shtatorja e Leotrimit, e punuar me mjeshtëri nga skulptori Sabri Behramaj dhe e vendosur në qendër të Skënderajt, është bërë simbol i së vërtetës historike të popullit të Kosovës.

“Vendosja e shtatores së njejtë, në oborrin e Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si një mënyrë e denjë për të memorializuar të kaluarën e rëndë të Kosovës dhe për të përkujtuar sakrificën e rreth 1.000 fëmijëve të vrarë gjatë luftës së fundit”, tha Selmanaj.

Selmanaj tha se e ka marrë pëlqimin e familjes Ahmeti për vendosjen e shtatores së djalit të tyre të ndjerë në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit