8.1 C
New York
Saturday, March 15, 2025

Buy now

LDK-ja do të ketë 20 deputetë, këto figura të partisë do t’i shohim në Kuvend

- Advertisement -

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot shpalli rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputet, nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Nga këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 396787, (42.30%), PDK-ja mori 196,474 vota (20.95%), LDK-ja mori 171357 (18.27%), ndërkaq koalicioni AAK-NISMA 66256 (7.06%).

Ndarjet e vendeve në Kuvend për partitë do të jenë si në vijim: LVV 48 ulëse, PDK 24 ulëse, LDK 20 ulëse, Srpska Lista 9 ulëse, AAK-NISMA 8 ulëse, KDP 2 ulëse dhe partitë e komuniteteve me nga 1 ulëse.

Deputetët që morën ulëse në legjislaturën e re, nga radhët e LDK-së, janë:

Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Anton Çuni, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku-Sadriu, Gazmend Muhaxheri, Armend Zemaj, Hysen Çekaj, Imri Ahmeti, Fadil Hadergjonaj, Besian Mustafa, Marigona Geci, Ekrem Hyseni, Krenar Xhafeir, Alban Zogaj, Serbeze Muçaj, Arjeta Abazi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit