5.7 C
New York
Saturday, November 29, 2025

Buy now

LDK emëron dy koordinatorë në Vushtrri pas dorëheqjes së Xhafer Tahirit

- Advertisement -

Pas dorëheqjes së Xhafer Tahirit nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri, strukturat qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë caktuar dy koordinatorë të rinj për drejtimin e përkohshëm të degës.

Sipas raportimeve të VushtrriaOnline, Adnan Lahu dhe  Fisnik Basholli janë autorizuar të bashkëmenaxhojnë Degën e LDK-së në Vushtrri deri në mbajtjen e procesit të ardhshëm zgjedhor.

Me këtë autorizim, të dy koordinatorët marrin përsipër:

  • Organizimin dhe menaxhimin e përditshëm të degës,
  • Koordinimin e strukturave partiake,
  • Menaxhimin e aseteve dhe rrjeteve sociale të degës,
  • Si dhe zbatimin e të gjitha detyrimeve statutare të parapara për organet drejtuese.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe mbetet aktiv deri në zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme për Degën e LDK-së në Vushtrri, proces i cili pritet të përcaktohet me vendim të veçantë nga nivelet qendrore të partisë.

Të ngjashme

Të fundit