Laura Fazliu i sjell medalje Kosovës, e fiton të argjendtën në Austri

- Advertisement -

Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu, është fituese e medaljes së argjendtë në “Grand Prix Upper Austria 2026”.

Xhudistja jonë shkëlqeu në këtë garë të fortë, ku i solli shtetit tonë medalje, shkruan “Gazeta Express”.

Laura ishte e lirë në xhiron e parë, në xhiron e dytë ajo mposhti me “Ippon”, Leila Mazouzi nga Sllovenia.

Në çerekfinale Laura mposhti me “Wazaari” garuesen nga Kroacia, Nina Cvjetko.

Në gjysmëfinale Laura mposhti me “Ippon”, Sara-Joy Bauer nga Gjermania.

Në finalen e madhe, ajo u përball me Rafaela Silva nga Brazili, ku humbi me Yuko, por arriti të sigurojë vendin e dytë dhe medaljen e argjendtë.

Të ngjashme

Të fundit