Latifi: Kosova nuk e kapitalizoi opinionin e GJND-së, dialogu me Serbinë u kthye në konflikt të brendshëm

- Advertisement -

Analisti Blerim Latifi, ka thënë në “Pressing” të T7, se Kosova nuk arriti të kapitalizonte opinionin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), pro pavarësisë së Kosovës.

Latifi tha se nga ajo kohë më pas vendi u kurthua me dialogun me Serbinë, duke thnëë se dialogu u kthye në konflikt të brendshëm.

“Si efekt në fund ka ardhur një situatë ku procesi i subjektivizmit të Kosovës është blloku. Më pas nuk ka pasur më njohje, në rrafshin diplomatik fillohej të perceptohej që çështja e Kosovës ende nuk është kryer”, tha Latifi.

“Më pas dialogu me Serbinë u bë sherr i brendshëm, u interpretoje si këta janë tradhtarë dhe u kriju një klimë toksike politike dhe nga ajo kohë nuk ka pushu asnjëherë”.

“Kastastrofa më e madhe që mundet me i ardh një shteti kur politika e jashtme shndërrohet në politikë të brendshme”.

“Pas GJND ne kemi hyrë në një fazë të rënies në të gjitha drejtimet”.

“Brenda jemi kurthu në një konflikt politik të ashpër që bazën e ka në atë periudhë, nuk kemi arritur me kapitalizu GJND-në, përkundrazi ka ndodh e kundërta”, tha Latifi. /Gazeta Express

Të ngjashme

Të fundit