-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Latifi: A e patë me sy dhe e dëgjuat me vesh, Shqipëria i vetmi zë për Kosovën këtë vit në OKB

- Advertisement -

Analisti Blerim Latifi ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në OKB.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Latifi ka thënë se Shqipëria ishte i vetmi zë për Kosovën që u dëgjua këtë vit në foltoren e OKB-së.

Në fund, ai ka bërë thirrje që të mos shahet Shqipëria.

“A e patë me sy dhe e dëgjuat me vesh: I vetmi zë për Kosovën që këtë vit u dëgjua në foltorën e OKB-së, ishte zani i Shqipnisë. Të tjerët folën për hallet e veta dhe krizat tjera që po e trondisin botën gjithandej. Askush një fjali se tha për ne. Sepse, në fund të fundit, veç Shqipnia i ndjen hallet e dhimbjet tona më të thella, me të cilat bota nuk ka më kohë të merret. Prandaj mos e shani Shqipninë! Mos pshtyni mbi gjakun tuaj!” – ka shkruar Latifi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit