1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Largohet tabela e vendosur nga MAPL-ja në Zubin-Potok

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka theksuar se një tabelë e vendosur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në Zubin-Potok është larguar nga persona të panjohur. Rasti po hetohet në drejtim të veprës penale “dëmtim apo asgjësim i pasurisë.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur është larguar nga objekti i qendrës tabela të cilën e kishte vendosur Ministria e Pushtetit Lokal. Po ashtu ishte dëmtuar edhe vendi (fasada) ku ishte e vendosur tabela. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Para disa ditësh, tabela me mbishkrimin “Republika e Kosovës” u vendos në objektin e Qendrës për Punë Sociale dhe në Stacionin e Zjarrfikësve në Zubin Potok.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit